Ndërlidhjet

logo-print

Përfundon vizita e Kim Jong Ilit në Kinë


Lideri koreano verior, Kim Jong Il, është kthyer në vendin e tij pas një vizite një javore në Kinë.

Agjencia zyrtare, KCNA, ka raportuar se përmes një letër falenderuese për Presidentin kinez, Hu Zhintao, lideri koreano verior ka thënë se vizita ka afrimuar lidhjet që janë të “vulosura në gjak” dhe se do të rriten nga gjeneratat e ardhshme.

Vizita është e treta në Kinë gjatë një viti. Vëzhgues thonë se kjo është një përpjekje për të siguruar përkrahje dhe ndihmë për tranferin e pushtetit të djali i tretë, Kim Jong Un.

Kina është i vetmi aleat i madhë i Koresë së Veriut.
XS
SM
MD
LG