Ndërlidhjet

Jahjaga: E pres me padurim kohën kur Kosova e Serbia bëhen miq


Presidentja e Kosovës iu ka thënë lidërve që po marrin pjesë në Samiten e vendeve të Evropës Qendrore se e pret me padurim ditën kur Kosova dhe Serbia të bëhen miq. Atifete Jahjaga, duke folur në Varshavë ku po mbahet ky takim, ka thënë se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me shumicën e fqinjëve të saj, dhe ne jemi duke bërë çmos për ta kthyer një faqe të re në marrëdhëniet me Serbinë.

“Përkundër të kaluarës sonë, Kosova dhe Serbia duhet të jenë fqinj dhe një ditë ne gjithashtu do të jemi miq. Kjo është e ardhmja jonë dhe unë me padurim e pres atë ditë”, ka thënë Jahjaga.

Më tutje në fjalimin e saj, Presidentja e Kosovës ka folur për intervenimin e NATO-s dhe zhvillimin e mëpashëm të Kosovës, me ndihmën e miqëve të vendit që janë në të gjithë cepat e botës.

E para e shtetit të Kosovës e ka pranuar se vendi po përballet më sfida të ndryshme, si sundimi i ligjit, që sipas saj janë si pasojë e “tranzicionit të vonshëm dhe arritjes së vonuar të shtetësisë, si dhe problemet e mbetura me Serbinë”.

Presidentja e Kosovës vlerëson se e ardhmja më e mirë për tërë rajonin e Ballkanit është atëherë kur të gjitha shtetet përfshirë edhe Republikën e Kosovës do të integrohen në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG