Ndërlidhjet

Siri: Vriten tetë protestues


Tetë protestues raportohet se janë vrarë nga forcat e sigurisë gjatë demonstratave pro demokracisë në Siri.

Televizioni shtetëror, ndërkohë ka raportuar se nëntë “martirë”, përfshi policë dhe civilë, janë vrarë nga grupet e armatosura të premtën.

Në një komunikatë që është lëshuar në fund të samitit të G8-ës, liderët e fuqive perëndimore plus Rusia, i kanë bërë thirrje Damaskut, që të përgjigjet në “kërkesat legjitime për liri” të popullit të Sirisë.

Grupet për të drejta e njeriut njoftojnë se së paku 1 mijë persona janë vrarë gjatë protestave 10 javore kundër Presidentit, Bashar al Asad.
XS
SM
MD
LG