Ndërlidhjet

Koreja komuniste e liron një amerikan


Koreja e Veriut e ka liruar një amerikan që është mbajtur i burgosur për gjysmë viti. Edi Xhun, është liruar me ndërmjetësimin e Robert Kingut, i cili njoftimin për lirimin e amerikanit e bëri në Pekin, ku raportohet se gjendet edhe i sapo liruari.

King kishte udhëtuar drejt Koresë së Veriut me një ekip të specialistëve më herët gjatë javës që të trajtojë nivelin e rëndë të shkurtimeve të ushqimeve në Korenë komuniste.
XS
SM
MD
LG