Ndërlidhjet

Egjipti e hap përgjithmonë kufirin me Gazën


Egjipti ka rihapur pikën e kalimit kufitar më Gazën, duke lejuar kështu kalimin e lirë të njerëzve, për herë të parë në katër vjet.

Kajro ka njoftuar se kalimi kufitar Rafah, do të jetë i hapur që tani nga tetë orë, çdo ditë, me përjashtim të festave dhe të premteve, duke iu krijuar kështu banorëve të Gazës, lidhje me botën.

Rafah është e vetmja pikë kufitare që nuk kalon përmes Izraelit. Egjipti e kishte mbyllur këtë pikë kufitare në vitin 2007, pak kohë pasi lëvizja Hamas e kishte marrë nën kontroll, Gazën.

Ish udhëheqësi egjiptian, Hosni Mubarak, e kishte hapur kufirin Rafah, në raste të caktuara, vetëm për ushqime dhe ilaqe.

Mirëpo, udhëheqësit e rinj të Egjiptit, thonë se ata e kanë hapur përgjithmonë kufirin që të lehtësojnë vështirësitë me të cilat përballen palestinezët.
XS
SM
MD
LG