Ndërlidhjet

logo-print

Mubaraku dhe dy ish zyrtarë tjerë dënohen me 90 milionë dollarë


Një gjykatë në Kajro sot, e ka dënuar ish Presidentin Hosni Mubarak, dhe dy ish ministra me 90 milionë dollarë për “dëmtimin e ekonomisë” me ndalimin internetit dhe telefonisë gjatë kryengritjes që ndodhi në janar.

Agjencia e lajmeve, AFP, e ka cituar një burim gjyqësor duke thënë se Mubarak, ish kryeministri i tij, Ahmed Nazif dhe ministri i brendshëm, Abib al Adli, janë urdhëruar që së bashku t’i paguajn shtetit 540 milion funta egjiptiane nga fondet e tyre personale.
XS
SM
MD
LG