Ndërlidhjet

Dhunë gjatë marshimit të homoseksualëve në Moskë


Dhuna ka shpërthyer sot në një marshim të homoseksualëve në afërsi të Kremlinit, pasi grupet fetare ruse kanë sulmuar aktivistët dhe policët. Policia ruse ka arrestuar mbi 10 persona.

Aktivistët për të drejtat e homoseksualëve, duke valuar flamuj më ngjyra ylberi dhe duke mbajtur pano, në të cilat shkruante “Rusia nuk është Iran”, janë sulmuar gjatë një marshimi nga një grup ultra-ortodoks, që gjithashtu ishin mbledhur në afërsi të Kremlinit.

Reporterët në vendin e ngjarjes kanë thënë se ata kanë ndërhyrë, duke i vendosur edhe aktivistët dhe pjesëtarët e grupeve fetare duke i mbajtur ashtu derisa kanë arritur furgonët e sigurisë për t’i marrë.
XS
SM
MD
LG