Ndërlidhjet

Karzai viziton Turkmenistanin


Presidenti afgan, Hamid Karzai, e ka vizituar Turkmenistanin sot, në një udhëtim që fokusohet në thellimin e marrëdhënieve ekonomike.

Asoshiejtëd Pres, raporton se Karzai ka mbajtur takime me Presidentin turkmen, që përfundojë me një marrëveshje në tentativë për të ndërtuar një hekurudhë që e lidh Afganistanin me Turkmenistanin.

AP gjithashtu e ka cituar presidentin turkmen, duke thënë se linjat e energjisë elektrike që do të ndërtohen në fund të vitit 2012, do t’i krijojnë mundësi Turkemenistanit që të furnizojë Afganistanin deri në 70 % të energjisë elektrike që e ka të nevojshme.
XS
SM
MD
LG