Ndërlidhjet

Protesta sot në Beograd shqetëson autoritetet


Autoritetet serbe thonë se e kanë rritur nivelin e sigurisë që të përballojnë shqetësime të mundshme gjatë një proteste që do mbahet sot, kundër arrestimit të të dyshuarit për krime lufte në Bosnje, Ratko Mlladiq.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daqiq, ka thënë se po rriten masat e sigurisë para një proteste të një grupi të ekstremistëve të djathtë.

Avokati i Mlladiqit, Millosh Shaljiq, ka thënë se Mlladiqi iu ka kërkuar përkrahësve të tij që të qëndrojnë të qetë dhe paqësor.

Mlladiqi akuzohet se ka qenë hartuesi i planit për masakren e Srebrenicës në vitin 1995, dhe krimeve të tjera gjatë luftës së Bosnjes, gjatë viteve 1992 – 1995.

Ai u arrestua të enjten më 26 maj.

Momentalisht po mbahet në një burg të Beogradit, duke e pritur transferin për në brugun e Tribunalit të Hagës, ku do të përballet me akuzat për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
XS
SM
MD
LG