Ndërlidhjet

Sulmi i NATO-s vret 14 fëmijë e gra në Afganistan


Zyrtarët e Afganistanit kanë lajmëruar se 14 gra dhe fëmijë janë vrarë nga një sulm i NATO-s në pjesën jugore të vendit, ndërsa shumica e viktimave janë fëmijë.

Zëdhënësi i qeverisë krahinore, Davud Ahmadi, ka thënë se gjashtë persona janë lënduar në sulmin e së shtunës, i cili ndodhi në krahinën e Helmandit.

Guvernatori i kësaj krahine e ka bërë publike një deklaratë ku thotë se 12 nga 14 personat e vrarë janë fëmijë, prej të cilëve shtatë ishin djem e pesë vajza.

Zëdhënësi i NATO-s, Major Tim Xhejms, ka thënë se aleanca është duke e inspektuar vendin e ngjarjes.
XS
SM
MD
LG