Ndërlidhjet

Lideri i Abkazisë, ndërroi jetë në Moskë


Zyrtarët rusë thonë se lideri i Abkazisë, Sergei Bagapash, i cili e ka udhëhequr rajonin e trazuar gjeorgjian prej vitit 2005, ka ndërruar jetë sot.

Në Rusi njoftohet se ai vdiq në një spital të Moskës, disa ditë pasi iu nënshtrua një operacioni në mushkëri. Ai kishte 62 vjeç.

Gjeorgjia e humbi kontrollin mbi Abkazinë dhe Osetinë Jugore, pas luftës së gushtit të vitit 2008 me Rusinë, pas së cilës këto dy rajone e deklaruan pavarësinë.

Pavarësia është mirëpritur nga Rusia, por kjo pavarësi nuk është njohur nga Gjeorgjia, e as nga perëndimi.
XS
SM
MD
LG