Ndërlidhjet

Trupat qeveritare rrethojnë dy qytete në Siri


Aktivistët sirianë kanë thënë se tanket i kanë rrethuar dy qytete që janë aktive në protestat kundër presidentit Bashar al Asad, në dhunën që po vazhdon qe 10 javë në këtë vend.

Aktivistët, duke folur në kushte anonimiteti, kanë thënë se forcat e sigurisë i kanë sulmuar qytetet Rastan dhe Talbisef, në qendër të krahinës së Homsit.

Grupet për të drejtat e njeriut njoftojnë se mbi 1000 persona janë vrarë që prej nisjes së lëvizjes që kërkon largimin nga pushteti të presidentit, lëvizje kjo që ka filluar në mes të muajit mars.
XS
SM
MD
LG