Ndërlidhjet

Djali i Mlladiqit thotë i ati s'ka të bëjë me masakren e Srebrenicës


Djali i Ratko Mlladiqit, iu ka thënë gazetarëve se i ati nuk ka fare të bëjë me masakren e vitit 1996, në Srebrenicë.

Darko Mlladiq, foli para gazetarëve pasi e vizitojë të atin në një burg në Serbi, ku Ratko Mlladiq pritet të ekstradohet për në burgun e Tribunalit të Hagës.

Në anën tjetër, avokati i Mlladiqit, e ka përshkruar situatën e klientit të tij si alarmante pasi e ka vizituar në burg, ndërsa ka kërkuar një kontrollim të plotë mjekësor.

Ndërkaq autoritetet e Serbië e kanë rritur nivelin e sigurisë sot në Beograd, në pritje të protestave kundër arrestimit të Mlladiqit.
XS
SM
MD
LG