Ndërlidhjet

Jahjaga: Nuk shkelen vijat e kuqe


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë konferencës me gazetarë në Aeroportin e PrishtinësMay2011
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë konferencës me gazetarë në Aeroportin e PrishtinësMay2011
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u kthye nga vizita zyrtare në Republikën e Polonisë, ku mori pjesë në Samitin e 17-të të presidentëve të vendeve të Evropës Qendrore. Presidentja vizitën në Poloni e konsideroi si shumë të rëndësishme për vendin.


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, përsëriti qëndrimin se çështja e statusit të Kosovës është zgjidhur se për këtë temë nuk do të diskutohet në dialogun Prishtinë-Beograd.

Ajo i bëri këto komente me t'u kthyer në Prishtinë, pas vizitës në Poloni, ku mori pjesë në Samitin e liderëve të Evropës Qendrore.

Presidentja Jahjaga tha, po ashtu, se tashmë është bërë e qartë për vijat e kuqe që Kosova nuk do të diskutojë në bisedimet teknike me Serbinë.

Ajo tha se në disa takime në tryeza të rrumbullakëta në Varshavë, është diskutuar edhe për bisedimet që Kosova po zhvillon me Beogradin.
Presidentja Atifete Jahjaga, pas kthimit nga Samiti i Varshavës, në Aeroportin e Prishtinës u prit nga Garda e Republikës së Kosovës...


“Ky është një dialog teknik që diskuton çështje teknike, që lehtësojnë jetën e qytetarëve si të Republikës së Kosovës, po ashtu edhe të Republikës së Serbisë dhe çdo çështje tjetër që hapet sa i përket riorganizimit të brendshëm apo çështjes së statusit, këto janë çështje që e kanë ‘vijën e kuqe’. Unë disa herë e kam përmendur çështjen e ‘vijës së kuqe’ dhe këto nuk do të jenë temë e diskutimeve fare”, deklaroi Jahjaga.

Në një konferencë për media në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, presidentja Jahjaga tregoi për takimin që ka pasur me liderët e Evropës Qendrore dhe Juglindore. Si takim të rëndësishëm, Jahjaga përmendi darkën e përbashkët të presidentëve rajonalë me presidentin e SHBA-ve, Barak Obama.

“Në mënyrë shumë të barabartë me të gjithë presidentët e tjerë diskutuam për çështje që janë të interesit vital për Evropën në tërësi, e sidomos për shtetet e Evropës jug-perëndimore që janë në korridorin më të rëndësishëm në mes të lindjes dhe perëndimit; për sukseset dhe të arriturat e këtyre shteteve, duke përfshirë edhe Kosovën”, tha presidentja Jahjaga.

Duke folur për njohjet e mundshme të Kosovës, presidentja Jahjaga tha të ketë marrë premtime të shumta:

“Kjo ka qenë kërkesë specifike edhe në takimet bilaterale që kam pasur me secilin president dhe nga ta kam marrë premtime që do ta kemi mbështetjen e tyre të fuqishme drejt procesit të lobimit për njohjen e shtetësisë së Kosovës”.

Kosova, për herë të parë mori pjesë në diskutime, në samitin e Varshavës, jo vetëm për çështjet e brendshme të saj, por edhe në çështjet e përgjithshme që janë brengë e të gjitha shteteve të Evropës.
XS
SM
MD
LG