Ndërlidhjet

Arrestohet një diplomat iranian në Kajro


Autoritetet e Egjiptit e kanë arrestuar një iranian që ka qenë duke punuar në misionin diplomatik të Iranit në Kajro. Televizioni Al Arabija, ka raportuar se fjala është për, Kasem al Hoseini, të cilin e ka përshkruar si diplomat.

Agjencia e lajmeve Rojters, në anën tjetër, ka raportuar se e ka konfirmuar arrestimin e iranianit nga dy burime të forcave të sigurisë.

Arrestimi ka ndodhur në kohën kur janë bërë lëvizje nga Irani dhe Egjipti, lëvozje këto që shihen si përpjekje e përmirësimit të marrëdhënieve pas largimit nga pushteti të Presidentit, Hosni Mubarak.

Marrëdhëniet në mes të dy shteteve ishin ndërprerë që prej revulucionit islamik në Iran, në vitin 1979 dhe pasi Egjipti kishte arritur marrëveshjen e paqes me Izraelin.

Megjithëse ende nuk kanë marrëdhie të plota diplomatike në mes veti, Irani dhe Egjipti kanë misione diplomatike në kryeqytetet respektive.
XS
SM
MD
LG