Ndërlidhjet

logo-print

Malta voton për lejimin e shkurorëzimit


Mediat lokale thonë se shteti konservator katolik i Maltës ka votuar në favor të legalizimit të shkurorzimit.

Kryeministri Laurenc Gonzi, që ka bërë fushatë kundër iniciativës, është cituar duke thënë se ai do e respektojë dëshirën e popullit dhe do të punojë për implementimin e legjislacionit.

Banorët e ishullit mesdhetar votuan në referendumin i cili nuk ishte obligativ të shtunën, ndërsa rezultatet e para të pakonfirmuara tregojnë se mbi 50 % e tyre kanë votuar në favor të divorcit.

Malta është një nga dy shtetet e vetme në botë që e ndalon divorcin, ndërsa vendi tjetër është Filipinet. Në Maltë, edhe abortimi është i ndaluar.
XS
SM
MD
LG