Ndërlidhjet

Mlladiq të hënën në Hagë?


Ish udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiq, ka mundësi që të ekstradohet për në Hagë, të hënen ose të martën, ka thënë gjykatësi turk Mehmet Gunej, ushtrues i detyrës së presidentit të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish- Jugosllavinë.

Ndërkaqë, agjencia serbe Beta, raporton se në qendër të Beogradit, situata është e qetë, ndërsa nuk ka shumë njerëz të mbledhur në protestën e thirrur nga Partia Radikale serbe, e cila kundërshton arrestimin e Ratko Mlladiqit.

Njoftohet se ka prani të madhe të policëve.
XS
SM
MD
LG