Ndërlidhjet

Obama pritet të nominojë ambasador të ri në Rusi


Agjencitë e lajmeve raportojnë se presidenti amerikan, Barak Obama, planifikon që të nominojë, Majkëll MekFaul, këshilltarin e tij kryesor për çështjet me Rusinë, për t'u bërë ambasadori i ri i SHBA-ve, në Moskë.

MekFaul, Drejtori i Lartë i çështjeve ruse dhe euroaziatike në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, do ta zëvendësojë Xhon Bejrlen, i cili ishte caktuar në atë detyrë nga Xhorxh Bush, në vitin 2008.

MekFaul ish profesor i Universitetit të Stenfordit, nuk ka përvojë diplomatike, mirëpo shihet si forca kryesore prapa “politikave të reja” të Uashingtonit që kanë çuar deri te përmirësimi i marrëdhënieve me Rusinë.
XS
SM
MD
LG