Ndërlidhjet

Endeavour përmbushë misionin e saj të fundit


Anija kozmike amerikane, “Endeavour” është duke u kthyer në tokë pasi e ka përfunduar misionin e saj të fundit. Anija dhe stafi i saj prej gjashtë personash janë nisur për në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar para dy javësh. Kjo anije kozmike do të jetë në tokë të mërkuren, pas një udhëtimi 16 ditor.

Pas kësaj, anija nuk do të përdoret më dhe do të dërgohet në një muze në Kaliforni.

SHBA-të planifikojnë që t’i japin fund programit të tyre 30 vjeçar, të anijeve kozmike muajin e ardhshëm, kur, saktësisht më datën 8 qershor, do të niset për herë të fundit anija tjetër kozmike, Atlantis.

Këto anije do të pensionohen që të kursehen 4 miliardë dollarë në vit që ka qenë edhe vlera e shpenzimeve të tyre, me qëllim që NASA të fokusohet në zhvillimin e automjeteve të reja të cilat do të mund të udhëtonin deri në mars dhe më tutje.
XS
SM
MD
LG