Ndërlidhjet

logo-print

Militantët e sulmojnë një bazë italiane në Afganistan


Qeveria afgane ka njoftuar se militantët e kanë sulmuar një bazë italiane në perëndim të Afganistanit. Zëdhënësi i Ministrisë Brendshme, Zemeri Bashari, ka thënë se së paku një sulmues vetvrasës e ka hedhur në erë veturën e tij të mbushur me eksploziv në dalje të bazës derisa zhvillohej një përballje e armatosur.

Ai ka thënë se ka pasur të lënduar, mirëpo nuk ka dhënë detaje të tjera.

Televizioni privat, Tolo, ka thënë se pas shpërthimit, disa militantë e kanë sulmuar bazën në fjalë. Zëdhënësi i forcave të NATO-s, në Kabul., e ka konfirmuar se sulmuesit e kanë goditur nga afër bazën italiane në Herat, mirëpo edhe ai nuk ka dhënë detaje të tjera.

Baza italiane është një kombinim i operacioneve ushtarake dhe civile që punojnë për t’i ndihmuar qeverisë të rrisë kapacitet e saj në këtë zonë.
XS
SM
MD
LG