Ndërlidhjet

20 viktima nga dhuna e fundit në Jemen


Njëzetë demonstrues raportohet se janë vrarë në Jemen, kur forcat e sigurisë sulmuan kampin e tyre në qytetin e dytë për nga madhësia, Taiz, pak para perëndimit të diellit.

Ushtarët raportohet se kanë ndërhyrë që t’i japin fund protestës që bëhej duke qëndruar ulur në qytet, duke i sulmuar tendat e protestuesve.

Në afërsi të qytetit bregdetar, Zinxhibar, katër ushtarë jemenas raportohet se janë vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar në një sulm që i është bërë një konvoji ushtarak.

Disa qindra militantë islamistë raportohet se e kanë nën kontroll këtë qytet që nga e premtja.

Një grup i gjeneralëve disidentë, e kanë akuzuar Presidentin Ali Abdullah Salehi, se iu ka “dorëzuar” qytetin militantëve dhe iu kanë bërë thirrje njësive të ushtrisë që t’i bashkohen protestave masive katër mujore që kërkojnë largimin nga pushteti të tij.

Disa pjesëtarë të opozitës e akuzojnë Salehin se po promovon frikë të marrjes nën kontroll të shtetit nga islamistët nëse ai largohet nga detyra vetëm që të zgjasë pushtetin e tij të cilin e mban që 30 vjet.
XS
SM
MD
LG