Ndërlidhjet

KMDLNJ e dënon vendosjen e eksplozivit në veturen e Tolajt


Pas lajmit se në vëturën e Sekretarit Permanent të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, ishte gjetur eksploziv, ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut i cili e ka dënuar rastin duke vlerësuar se ky akt është cenim i drejtpërdrejt i jetës së z. Tolaj dhe familjes së tij.

“Përmes këtij akti, jo vetëm që është vënë në rrezik jeta e z. Tolaj po ky mund të rrezikojë edhe qytetarët e tjerë”, thuhet në komunikatën e dërguar mediave nga ky Këshill.

I njejti ka kërkuar vëmendje të shtuar nga institucionet e sigurisë ndërsa iu ka bërë thirrje “qytetarëve që të bashkëpunojnë më shumë me institucionet e , sigurisë, policinë dhe ato të drejtësisë. Kjo është mënyra më e mirë për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë”.
XS
SM
MD
LG