Ndërlidhjet

logo-print

Shaliq: Mlladiqi nuk do jetë i gjallë deri në procesin e Hagës


Avokati mbrojtës i Ratko Mlladiqit, ka thënë se ish gjenerali i serbëve të Bosnjes, është aq i sëmurë sa nuk do arrijë të jetë i gjallë deri në nisjen e procesit gjyqësor ndaj tij.

Avokati Millosh Shaliq, gjithashtu kërkojë që një grup i mjekëve ta ekzaminojnë 69 vjeçarin, Mlladiq.

“Ne kemi kërkuar një kardiolog, një psikiatër, një neurolog, një gastroenterologjist dhe një otroped ta ekzaminojë Mlladiqin, dhe gjithashtu kemi kërkuar mjekë që do t’i ndihmonin atij me problemet që ka me dëgjimin, të shikuarit dhe të ecurit”, tha avokati Shaliq.

Mjekët e qeverisë së Serbisë tashmë kanë vlerësuar se ai do të jetë në gjendje që ta përballojë ekstradimin për në Tribunalin e Hagës, ku do përballet me akuzat për gjenocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Avokati mbrojtës i Mlladiqit ka thënë se gjatë ditës së sotme, ai do e parashtrojë një kërkesë për apelimin e vendimit, që do e transferonte Mlladiqin për në Hagë.
XS
SM
MD
LG