Ndërlidhjet

Vazhdon greva e veteranëve të UÇK-së


Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë vizituan grevistët e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të ish- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bëri të ditur KMLDNJ-ja përmes një komunikate për media.

Pas vizitës ata vlerësuan se “gjendja shëndetësore e grevistëve vazhdon të jetë e rënduar si pasojë e kushteve në të cilat ata janë duke e mbajtur grevën”.

Njoftohet se shtatë anëtarët e Këshillit Organizativ Grevistë që nga e hëna i janë bashkangjitur grevistëve të cilët kanë hyrë në ditën e tetë të grevës së urisë, ndërsa gatishmërinë për ta bërë këtë thuhet se e kanë shprehur edhe rreth 130 ish pjesëtarë të UÇK-së.

Greva e ish-luftëtarëve të UÇK-së po mbahet me kërkesën për përshpejtimin e miratimit të Ligjit për Veteranët e UÇK-së.
XS
SM
MD
LG