Ndërlidhjet

Marrëveshje bashkëpunimi në mes akademive të shkencave


Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi e cila përfshin aktivitetet në fushën kërkimor-shkencor e artistik për vitet 2011-2013 si dhe veprimtari të ndryshme shkencore, simpoziume, konferenca e të tjera.

Marrëveshje cilësohet të jetë një marrëveshje e zgjerimit dhe thellimit të marrëdhënieve në mes dy vendeve, ndërsa parasheh realizimin e projekteve lidhur me standardizimin e shqipes dhe të terminologjisë, botimin e hartës arkeologjike, fjalorë, konferenca të ndryshme shkencore, sesione, projekte, promovime, shkëmbime të botimeve e të tjera.

Dokumenti u nënshkrua nga zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademikut Muzafer Kortuli dhe nënkryetari i ASHAK-së akademikut , Hivzi Islami.

Në ceremoninë e nënshkrimit, përveç akademikëve, të pranishëm i shin edhe ministri i arsimit, Ramë Buja dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka
XS
SM
MD
LG