Ndërlidhjet

Goditje elektorale për Berluskonin


Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka pësuar një rënie të madhe pas dy ditëve të zgjedhjeve lokale në Itali duke i humbur dy bastionet kryesore-Milanon dhe Napolin, vënë në pah parashikimet dhe rezultatet e pjesshme.

Pas numërimit të pothuaj gjysmës së qendrave të votimit, kandidatja e Berluskonit, kryetarja aktuale e Milanos Leticia Morati, thuhet se ka fituar 45 për qind të votave gjatë balotazhit kundër Xhuliano Pisapia të qendrës së majtë.

Në balotazhin për Napolin, kandidati i majtistëve Luigji de Magistris, sipas shifrave të para, po udhëheq me 65 për qind ndaj kandidatit të Berluskonit, Xhani Leterieri i cili thuhet se ka fituar 35 për qind të votave.

Humbja në dy komunat thuhet se dobëson edhe më tej Berluskonin- i goditur tashmë nga skandalet seksuale dhe rënia e pëlqimit.
XS
SM
MD
LG