Ndërlidhjet

Kandidatja franceze për shef të FMN-së nis turne promovimi


Ministrja franceze e financave, Kristinë Lagard, qëndroi në Brazil të hënën ku nisi një turne botëror me të cilin synon ta promovojë kandidimin e saj për postin e shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Emërimi i saj në krye të FMN-së do ta bënte atë femrën e parë udhëheqëse të këtij mekanizmi, mirëpo mund të rriste edhe tensionet me shtetet e zhvilluara të cilët kërkojnë që edhe vendeve joevropiane t’u lejohet ta udhëheqin organizatën.

Zyrtarët brazilianë, të cilët më parë theksuan rëndësinë që udhëheqësi i radhës së FMN-së të zgjidhet në bazë të meritave e jo përkatësisë gjeografike, nuk favorizuan por as nuk kundërshtuan kandidimin e Lagard.

Fondi Monetar Ndërkombëtar është në kërkim të një udhëheqësi të ri për ta zëvendësuar ish-drejtorin, francezin Dominik Shtraus Kan, i cili dha dorëheqjen nga pozita më 18 maj, pasi akuzohej të këtë bërë përpjekje ta përdhunojë një shërbyese hoteli në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG