Ndërlidhjet

Tadiq: Serbia do ta arrestojë Haxhiqin


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, shprehu vendosmërinë për ta arrestuar Goran Haxhiqin-të arratisurin e fundit për krime lufte në Ballkan, njofton agjencia e lajmeve AP.

Tadiq i tha kësaj agjencie se Serbia është duke i përmbushur obligimet e saja ndërkombëtare dhe se do të vazhdojë ta bëjë këtë.

Ai shprehu bindjen që Serbia “do ta arrestojë Haxhiqin në javët, muajt apo gjatë vitit të ardhshëm”.

Haxhiq ka udhëhequr trupat serbe në kohën e luftës në Kroaci. Tribunali i Hagës e akuzon atë për vrasjen e qindra civilëve kroatë dhe për dëbim të dhunshëm të rreth 28 mijë kroatëve dhe jo-serbëve gjatë luftës në Kroaci më 1991-1995.

Javën që shkoi autoritetet serbe arrestuan ish udhëheqësin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq.
XS
SM
MD
LG