Ndërlidhjet

PS-ja mirëpret vlerësimin e Komisionit të Venecias


Sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, u tha gazetarëve të hënën se PS-ja “falënderon miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë të cilët janë shprehur kundër dhunës së integritetit elektoral nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ne mirëpresim mendimin e Komisionit të Venecias në përpjekje për t’i ruajtur zgjedhjet e 8 majit”.

Komenti i tij pason sugjerimin e Kryetarit të delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, për t’i kërkuar ndihmë Komisionit të Venecias në marrjen e vendimeve profesionale e të pandikuara nga politika.
XS
SM
MD
LG