Ndërlidhjet

logo-print

Libi: Sulme të reja të NATO-s kundër regjimit të Gadafit


Raportohet se janë ripërtrirë sulmet ajrore të NATO-s kundër regjimit të Muamer Gadafit, pas dështimit të qartë të përpjekjes së re për ndërmjetësim në konfliktin në Libi, nga presidenti i Afrikës Jugore, Jakob Zuma.

Televizioni i Libisë raportoi se sulmet ajrore të NATO-s kishin në shënjestër caqe në qytetet Tripoli dhe Al-Xhafra.

Gjatë ditës së djeshme, presidenti i Afrikës Jugore, Jakob Zuma, duke e përfaqësuar grupin e vendeve të Unionit Afrikan, u takua me Gadafin në Tripoli dhe tha se lideri i Libisë ishte i gatshëm të implementoj një marrëveshje, që do të ndërmjetësohej nga Unioni Afrikan, e me të cilën do të ndaleshin sulmet ajrore të NATO-s kundër regjimit të tij.

Megjithatë, nuk ka shenja se Gadafi është i përgatitur t’i plotësoj kërkesat e Perëndimit dhe të kryengritësve në Libi, që të paraqes dorëheqje.

Oferta e re ishte refuzuar menjëherë nga kryengritësit, të cilët po luftojnë kundër regjimit të Gadafit prej muajit shkurt.
XS
SM
MD
LG