Ndërlidhjet

Jemen: Raporte për luftime të reja në kryeqytetin Sana


Ka raporte për luftime të reja në kryeqytetin e Jemenit, Sana, në periudhën e shqetësimeve për intensifikimin e dhunës në këtë vend, derisa presidenti Ali Abdullah Saleh, po përpiqet ta shtypë kryengritjen, kundër sundimit të tij më se 30 vjeçar.

Sipas raporteve, eksaplodime të shumta dhe të shtëna janë dëgjuar sot herët në mëngjes në Sana, por nuk ka detaje për viktima eventuale.

Të hënën, aeroplanat e qeverisë i bombarduan caqet rreth qytetit jugor, Zinxhibar, ku raportohet se kontrollin e kanë militantët radikalë islamistë.

Raportohet se afro 30 njerëz janë vrarë në luftime për këtë qytet gjatë ditëve të fundit.

Në qytetin tjetër, Taiz, protestuesit thanë se kanë shqetësime se janë vrarë më se 20 vetë, kur forcat e sigurisë hapën zjarr kundër demonstruesve dhe i kanë ndezur tendat e tyre.
XS
SM
MD
LG