Ndërlidhjet

Afganistan: Janë vrarë dy ushtarë të Australisë


Departamenti i mbrojtjes i Australisë tha se dy ushtarë të këtij vendi janë vrarë në incidente të ndara në Afganistan.

Numri i ushtarëve të vrarë të Australisë, në konfliktin në Afganistan, prej vitit 2001, arriti në 26.

Zyrtarët thanë se njëri ushtar ishte vrarë nga një ushtar afgan, derisa ata ishin së bashku në detyrë në provincën Uruzgan.

Asoshieted Pres raportoi se ushtari afgan kishte ikur nga vendi ku ndodhi incidenti.

Ushtari i dytë i Australisë u vra nga rrëzimi i helikopterit Çinok.

Australia në Afganistan i ka afro 1550 ushtarë, shumica prej të cilëve janë të fokusuar në stërvitjen e ushtrisë së Afganistanit, që të jetë e aftë për ta marrë përgjegjësinë për siguri në provincën Uruzgan.
XS
SM
MD
LG