Ndërlidhjet

Koka-Kolla, Adidas: Shqetësime për dëme nga skandali në FIFA


Sponzorët kryesorë, Koka-Kolla dhe Adiddasi, kanë shprehur shqetësim lidhur me akuzat për korrupsion, që e kanë tronditur organizatën botërore të futbollit, FIFA.

Në deklarata të ndara, Koka-Kolla dhe Adidasi, thanë se akuzat për korrupsion në nivelet më të larta të FIFA-s, nuk janë të mira për sportin e futbollit.

Këto dy kompani, për një kohë të gjatë, janë partnerë të FIFA-s, pasi japin të holla, të mira materiale dhe shërbime mbështetëse për garat siç janë Kupa Botërore.

Dje, duke u shprehur për akuzat se Katari e kishte “blerë” të drejtën për të organizuar Kampionatin Botëror në vitin 2022, presidenti i FIFA-s, Sep Blater, pranoi se imazhi i kësaj organizate ka pësuar “dëm të madh”, nga akuzat për korrupsion.
XS
SM
MD
LG