Ndërlidhjet

logo-print

Kuvendi debaton për rigjykimin e pjesërishëm të Haradinajt


Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar rastin e rigjykimit të pjesshëm të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt.

Seancën e sotme e ka inicuar vetë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kryetar i së cilës është zoti Haradinaj.
Përfaqësues të kësaj partie kanë thënë se me debatin e sotëm nuk pretendojnë të ndërhyjnë në drejtësi, por të kërkojnë gjykim të shpejtë dhe të ndershëm në emër të Haradinajt, Balajt dhe Brahimajt.
XS
SM
MD
LG