Ndërlidhjet

Aeroplani i kancelares Merkel nuk u lejua në hapësirën ajrore iraniane


Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Guido Vestervelle, tha se Gjermania e ka thirrë ambasadorin iranian për shpjegim, pasi Teherani, për një kohë të shkurtër, e kishte mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanin e kancelares Angela Merkel.

Zonja Merkel udhëtonte sot për në Indi, kur ishte detyruar të qarkullonte mbi Turqi, për afro dy orë, pasi Irani e kishte tërhequr lejen për kalim të hapësirës ajrore.

Shtefan Zibert, zëdhënës i kancelares Merkel, tha se “ne kurrë nuk kemi përjetuar diçka të, këtillë” dhe e ka përshkruar incidentin si “të pazakonshëm”.

Pas negociatave, ku ishin involvuar autoritetet e Turqisë dhe të Gjermanisë, aeroplani ishte lejuar ta vazhdoj fluturimin mbi Iran, për në Nju Delhi të Indisë.
XS
SM
MD
LG