Ndërlidhjet

GJDNJ: Janë shkelur të drejtat e Khodorkovskit


Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ka vendosur, që të drejtat e magnatit rus të naftës, Mikhail Khodorkovski, janë shkelur, pas arrestimit të tij në vitin 2003 dhe ka urdhëruar Rusinë, që ta paguajë atë 35 mijë dollarë, për shpenzime gjyqësore dhe dëme të shkaktuara.

Kjo gjykatë në Strasburg të Francës, tha sot se ka gjetur shkelje në kushtet me të cilat u ballafaqua Khodorkovski në gjyq dhe në burg.

Por, gjykata e ka refuzuar ankesën e Khodorkovskit se procesi kundër tij ishte i motivuar politikisht.

Mikhail Khodorkovski, dikur njeriu më i pasur në Rusi dhe person që shihej si kërcënim politik për Vlladimir Putinin, është në burg për më tepër se tetë vite.
XS
SM
MD
LG