Ndërlidhjet

Jemen: Nga dhuna – më se 50 të vrarë


Luftimet e ashpra në kryeqytetin Sana të Jemenit, e kanë thyer një armëpushim ndërmjet forcave lojale të, presidentit Ali Abdullah Saleh, dhe anëtarëve të fisit të fuqishëm, Hashid.

Përleshjet kanë shpërthyer pasi presidenti Saleh refuzoi, për të tretën herë, nënshkrimin e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga fqinjët e Jemenit, sipas së cilës, ai do të tërhiqej.

Zoti Saleh është ballafaquar me protesta masive në rrugë, me kërkesë që ai të paraqes dorëheqje pas 30 viteve të sundimit. Këto protesta po mbahen prej muajit janar.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha sot se ka marrë raporte se më tepër se 50 vetë janë vrarë në Taiz, qytetin e dytë për nga madhësia në Jemen, prej se forcat qeveritare kanë ndërhyrë për ta shkatërruar një kamp të protestuesve në qendër të qytetit, ditën e diel.
XS
SM
MD
LG