Ndërlidhjet

logo-print

Londër: Federata Angleze kërkon nga FIFA shtyrjen e zgjedhjeve


Asociacioni Anglez i Futbollit sot ka kërkuar nga FIFA, që t’i shtyjë zgjedhjet për president, të planifikuara për nesër, për shkak të thellimit të skandalit me korrupsion.

Nëse mbahen zgjedhjet, atëherë në to do të jetë vetëm një kandidat, kryetari i deritashëm, Sep Blater, i cili tash e 13 vjet e mban postin e presidentit të FIFA-s.

Rivali i tij, Mohamed bin Hamam, e ka tërhequr kandidaturën dhe është suspenduar nga FIFA, për të gjitha aktivitetet e ndërlidhura me futboll, pas hetimeve për akuza për korrupsion të zhvilluara nga Komiteti etik i FIFA-s.

Shtyrja eventuale e zgjedhjes së presidentit të FIFA-s kërkon mbështetjen e tri të katërtave të 208 federatave të futbollit, që marrin pjesë në Kongresin e FIFA-s, që hapet sot më vonë në Cyrih të Zvicrës.
XS
SM
MD
LG