Ndërlidhjet

Hoxhaj: Kosova ka perspektivë evropiane


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në Francë.

Përmes një komunikate për media, ministria e jashtme e Kosovës njoftoi për takimin e zhvilluar të hënën në mes të Hoxhajt dhe këshilltarit për diplomaci të presidentit francez, Xhan David Levit. Progresi në shtet-ndërtimin e brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës dhe perspektiva evropiane e vendit thuhet se kanë qenë temat kryesore të diskutuara në këtë takim.

Njoftohet se në këto tema u përqendrua dhe ligjërata me titull: “Shtet-ndërtimi dhe perspektiva Evropiane e Kosovës ” të cilën Hoxhaj e mbajti të martën para diplomatëve, profesorëve dhe akademikëve në Institutin Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Hoxhaj tha se Kosova nuk mund të mbetet vendi i vetëm në Ballkan, që nuk e gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë.

“Paqja, stabiliteti dhe bashkëpunimi ekonomik do të triumfojnë mbi tensionin dhe mungesën e zhvillimit, nëse shtetet e Ballkanit do të kenë një perspektivë të qartë Evropiane”, ka thënë ministri Hoxhaj.
XS
SM
MD
LG