Ndërlidhjet

logo-print

12 vjet burg për sulmuesin e gazetës daneze


Është dënuar me 12 vjet burg një person që shkaktuar një shpërthim në një hotel në Danimarkë gjatë përgatitjes së një bombe letër, të cilën synonte t’ia dërgonte një gazete daneze që kishte ngjallur polemika me disa karikatura të profetit islam Muhamed.

Lors Dukev, i lindur në Belgjikë ishte arrestuar më 10 shtator pasi kishte shkaktuar aksidentalisht një shpërthim në hotelin Jorgensen në kryeqytetin danez, gjatë të cilit u lëndua vetëm ai.

Gjykata në Kopenhagë vlerësoi se qëllimi i Dukevit kishte qenë dërgimi i një bombe të përbërë nga aceton peroksidi në të përditshmen Xhylands Posten.

Karikaturat e profetit islam të publikuara në këtë gazetë kishin skandalizuar myslimanët duke nxitur protesta të dhunshme në 2005 në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi.
XS
SM
MD
LG