Ndërlidhjet

S’ka infektime me E.coli në Kosovë


Në Kosovë nuk ka raste të infektimit të ushqimit me bakterin E-coli dhe të gjitha produktet që janë testuar në Kosovë kanë rezultuar të sigurta, njoftoi ministria e shëndetësisë së Kosovës.

“Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit (AVU) ka ngritur nivelin e kontrollit të produkteve ushqimore me origjinë bimore që importohen nga zonat e prekura. AVU, Doganat dhe Policia e Kosovës përmes mekanizmave për menaxhim të integruar të kufirit po veprojnë me mbikëqyrje të shtuar të hyrjes së produkteve ushqimore me origjinë bimore në Kosovë”, njoftoi kjo ministri përmes një komunikate për media.

Institucionet e Kosovës thuhet se do të jenë në kontakt me autoritet përkatëse në Unionin Evropian dhe në vendet në rajon për të vepruar “shpejtë dhe me vendosmëri konform masave të rekomanduara”.

Ministria paralajmëroi ndërmarrjen e aksioneve për të siguruar zbatimin e plotë të ligjeve për mbrojtjen e shëndetit publik, ndërsa i kërkoi komuniteti të biznesit dhe qytetarët të ofrojnë ndihmën në mbrojtjen e shëndetit të përgjithshëm duke u kujdesur për higjienën.
XS
SM
MD
LG