Ndërlidhjet

Arrestohet ish-diplomati gjerman lidhur me trafikim të njerëzve


Një prokuror publik në Gjermani bëri të ditur se është arrestuar një diplomat gjerman në Berlin për shkak të asistimit të tij në trafikimin e njerëzve në Dubai, njofton agjencia e lajmeve DPA.

Duke konfirmuar të dhënat e një raporti të së përditshmes Berliner Morgenpost, prokurori tha se bëhet fjalë për një 40 vjeçar, i cili akuzohet ta ketë ndihmuar një grup që po fuste njerëz nga Afganistani në Gjermani në kundërshtim me rregullat e migrimit.

I arrestuari ishte udhëheqës i departamentit të vizave në konsullatën e përgjithshme të Gjermanisë në Dubai.
XS
SM
MD
LG