Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen dy kosovarë për shpërdorim të detyrës zyrtare


Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona me dyshim të shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe marrjes së ryshfetit.

Njoftohet se arrestimi i Xhemail T. dhe Fatmir V. është bërë në rajonin e Prishtinës gjatë një operacioni policor të drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në kuadër të sektorit për hetimin e korrupsionit.

Të dyshuarit (njëri nga ta zyrtar në administratën e ministrisë se Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural) thuhet se me qëllim të përfitimit material kanë marrë ryshfet në vlerë prej 140 eurosh nga ankuesi me qëllim që këtij të fundit t’i mundësoheshin përfitime ne dhënien e subvencioneve për kultura bujqësore.

Me urdhër të Prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për të vazhduar me procedurë të mëtutjeshme .
XS
SM
MD
LG