Ndërlidhjet

Jahjaga niset për në Itali


Me ftesë të presidentit italian, Giorgio Napolitano, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga udhëtoi për vizitë zyrtare në Itali, bëri të ditur presidenca e Kosovës.

Gjatë vizitës në Itali, presidentja Jahjaga pritet të marrë pjesë në manifestimin qendror të shënimit të 150 vjetorit të Bashkimit kombëtar italian dhe në konferencën ndërkombëtare “La Citta Interetnica”, në të cilën ajo do të mbajë një fjalim.

Në këtë konferencë thuhet se do të flasin edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey e udhëheqës të tjerë të lartë shtetesh.
XS
SM
MD
LG