Ndërlidhjet

Franca nxjerr nga oqeani 75 viktima të aksidentit ajror


Autoritetet franceze njoftuan se janë nxjerrë edhe 75 trupa nga Oqeani Atlantik gjatë javës së kaluar- gati dy vjet pas rrëzimit të një aeroplani të linjës ajrore Air France gjatë fluturimit nga Rio de Xhanero për në Paris, njofton agjencia AP.

Kjo e çon në 127 numrin e kufomave të nxjerra nga deti deri më tani, ndërsa vazhdojnë të mungojnë dhe trupat e 101 personave që gjendeshin në bord.

Dy gjykatës hetues francez u janë drejtuar me shkrim familjarëve të disa viktimave për t’i njoftuar ato se, për t’ua ruajtur dinjitetin kufomave, nuk do të nxirren nga deti trupat të cilat janë shumë të keq.

Aeroplani i tipit “Airbus 330” u rrëzua në qershor të vitit 2009 për shkak të turbulencave ajrore.
XS
SM
MD
LG