Ndërlidhjet

Marnjak: Të punohet në legjislacionin për sundimin e ligjit


Bordi bashkërendues për sundimin e ligjit ka mbajtur takimin e radhës në të cilin është diskutuar për projekt-ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, draftin e Kodit Penal, përgatitjet për një ligj anti-mafia dhe zbatimin e mëtejshëm të ligjit për konfiskimin e aseteve.

"Për shkak të rrethanave, ne duhet të punojmë shumë, për të kursyer kohë sa më shumë që të jetë e mundur dhe për të adresuar çështjet kryesore për sundimin e ligjit që do të reflektohen në Raportin e Progresit të Komisionit i cili do të dalë në fillim të vjeshtës", tha njëri nga anëtarët e kryesisë së bordit, shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnjak, për të shtuar se çështjet e legjislacionit që u diskutuan duhet të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Anëtarët e bordit, në mesin e të cilëve edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi dhe ushtrues detyre i shef-it të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Kaldun Sino, gjithashtu diskutuan edhe të rejat e fundit mbi databazën e të dhënave të sistemit të menaxhimit kufitar, si dhe funksionalitetin e gjykatave në veri të Kosovës.
XS
SM
MD
LG