Ndërlidhjet

logo-print

Mlladiq arrin në Holandë


Ish komandanti i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, ka arritur në Holandë ku pritet të nis procesi gjyqësor ndaj tij.

I akuzuari për krime lufte gjatë luftës në Bosnjë u nis në orët e pasdites nga Beogradi i cili miratoi kërkesën e Tribunalit të Hagës për ekstradimin e Mlladiqit.

Mlladiq u arrestua nga autoritetet serbe gjatë javës së kaluar.
XS
SM
MD
LG