Ndërlidhjet

logo-print

Asad amniston të burgosurit


Presidenti i Sirisë, Bashar Asad, urdhëroi një amnisti të përgjithshme duke mundësuar lirimin e të gjithë të burgosurve politik, njoftoi televizioni shtetëror sirian, duke vlerësuar se vendimi ka për qëllim qetësimin e protestave me të cilat ballafaqohet shteti për disa javë.

Sipas televizionit, amnistia përfshin të gjitha krimet e kryera para 31 majit dhe të burgosurit e partive politike, në mesin e të cilave edhe partia e jashtëligjshme-Vëllazëria Myslimane.

Këto arrestime thuhet se kanë qenë pjesë e masave të ashpra të cilat qeveria i ndërmori para dy muajsh ndaj atyre që kërkonin dorëheqjen e Asadit.
XS
SM
MD
LG