Ndërlidhjet

logo-print

Përdorimi i celularit konsiderohet mundësisht kancerogjen


Ekspertët e kancerit që punojnë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, kanë thënë se disa dëshmi tregojnë që përdorimi i telefonit mobil rrit mundësitë e goditjes nga një lloj i kancerit në tru.

Për këtë përdoruesit e telefonave celular duhet të gjejnë mënyra të reduktimit të përdorimit të tij.

Ekspertët rekomandojnë që përdorimi i telefonit celular duhet të gjendet në listën e aktiviteteve “mundësisht kancerogjene”, duke e vënë kështu këtë pajisje komunikimi në të njejtën kategori ku janë edhe pesticidet DDT, kafeja dhe shkarkesat e motorit të benzinës.

Gjërat e klasifikuara si “mundësisht kancerogjene” nuk nënkuptojnë se shkaktojnë drejtpërdrejtë kancerin. Ekspertët kanë paralajmëruar se më shumë kërkime janë të nevojshme para se të bëhet konkludim më i fuqishëm që e percakton saktësisht se sa i rrezikshëm është përdorimi i telefonit celular.

Ekspertët që punojnë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, më sakt, 31 shkencëtarë nga 14 shtete, nuk kanë bërë një kërkim të tyre, mirëpo vlerësimin për këtë e kanë bërë pas ii kanë studiuar studimet e bëra nga shkencëtarë tjerë rreth sigurisë së kësaj pajisjeje.

Vlerësohet se momentalisht në botë ka pesë miliardë përdorues të telefonit celular.
XS
SM
MD
LG