Ndërlidhjet

Vanuatu e njeh formalisht pavarësinë e Abkazisë


Ministri i Jashtëm i Abkazisë, Maksim Gvinjia, ka thënë se shteti i vogël i Paqësorit Jugor, Vanuatu, e ka njohur formalisht pavarësinë e Abkazisë prej Gjeorgjisë.

Gvinjia i ka thënë televizionit, “Russia Today” se Abkazia është mirënjohëse për vendimin e Vanuatusë që të hap kanalet diplomatike me Abkazinë, duke shtuar se ata kanë nevojë për njohjen jo vetëm për konsiderata politike dhe se ata janë të gatshëm që të zhvillojnë marrëdhënie ekonomike me shtetin e Vanuatusë.

Të vetmet shtete që e kanë njohur pavarësinë e rajonit gjeorgjian janë edhe Rusia, Nikaragua dhe Venecuela.

Në dhjetor të vitit 2009, Radio Evropa e Lirë, ka raportuar se edhe një shtet tjetër i vogël, ai i Naurus, e ka njohur formalisht pavarësinë e Abkazisë.
XS
SM
MD
LG